Mijëra të burgosur në Australi po evakuohen për shkak të minjve. Brejtësit kanë pushtuar qelitë e burgut dhe për këtë arsye të burgosurit do të zhvendosen për të kryer pastrime dhe rinovime.

 

Sipas mediave të huaja, minjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e burgut, duke përfshirë instalimet e brendshme dhe tavanet. Uellsi i Ri Jugor po vuan nga murtaja më e rëndë e miut në dekada.

 

“Minjtë kanë pushtuar qendrën dhe dëmi është në një masë të tillë që më mirë të evakuojmë të burgosurit për një periudhë kohe”, thanë autoritetet.

 

Gjithçka nisi në pranverën e vitit 2020, gjatë sezonit të korrjeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *