Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në seancën e sotme parlamentare, u shpreh se memorandumi mes Shqipërisë dhe SHBA-së për “vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë” i hap rrugë bashkëpunimit mes dy vendeve, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

 

Kjo marrëveshje, theksoi Margariti, siguron kthimin në Shqipëri të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore që janë konfiskuar si të paligjshme në SHBA.

 

“Mbi bazën e këtij memorandum Shtete e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen së bashku me ne të luftojmë trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, ta mbrojmë atë. Do të kufizojnë importimin e kategorive të caktuara të materialit arkiologjik dhe etnologjik. Nga ShBA do të shpallet dhe një listë së bashku me Republikën e Shqipërisë ku do të shihet nëse eksportimi ka qenë i paligjshëm. Objektet e konfiskuara në ShBA do të kthehen në Shqipëri si dhe nga ana tjetër Shqipëria do të ndajë informacione të çmuara rreth gërmimeve të autorizuara në këto vite si dhe vjedhjen dhe trafikimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore. Kjo marrëveshje na siguron një mbështetje nga ShBA në aspektin teknik, për të ndarë eksperiencat në këtë fushë, por dhe shkëmbimin e materialeve arkeologjike dhe etnologjike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *