Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi vizitoi këtë të martë së bashku me deputetin Ervin Bushati “Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kushi nënvizoi se ky institut është organizuar mjaft mirë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase kundër përhapjes së koronavirusit.

 

“Së bashku me kolegun tim deputet Ervin Bushati përjetuam disa momente shumë të ngrohta pranë fëmijëve të “Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”.  Plot 73 nxënës në total gëzojnë #përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik.”

Kushi shkruan se kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe. Sipas saj, përmirësohet kështu procesi i  mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe.

“Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik. Ne si #MASR, falë edhe politikave tona të gjithëpërfshirjes, do të bëjmë gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me #aftësi ndryshe t’i kemi në #fokus të veçantë dhe t’i mbështesim në çdo aspekt”, shtoi ministrja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *