Me anë të një shkrese, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha i ka kërkuar sot Departamentit të Administratës Publike, nisjen e procedurave për largimin nga shërbimi civil të Luneda Sufalit, me funksion Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

 

Sulafi akuzohet për shkelje shumë të rënda të kryera me dashje dhe në mënyrë të përsëritur siç është parashikuar nga neni 57 pika 2 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

 

Si pasojë, ministrja Kërtusha i ka përcjellë DAP prova dhe fakte që tregojnë se sjelljet dhe veprimet krejtësisht antiligjore, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parashikimet e nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, kanë sjellë ngadalësim, paqartësi dhe kanë krijuar pengesa të njëpasnjëshme në mbarëvajtjen e punës së Ministrisë Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Në kërkesën drejtuar DAP janë renditur një numër rastesh ku Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda, për sa i përket pritshmërisë së rezultateve të punës, që dëshmojnë mosrealizime të dëmshme për interesat e ligjshme të shtetit, shtetasve dhe personave juridikë. Sekretarja e Përgjithshme e MMSR-së në mënyrë të përsëritur dhe me dashje ka refuzuar sistematikisht të kryejë detyrat funksionale, gjë që ka sjellë pasoja shumë të rënda në funksionimin e Institucionit dhe në besimin që qytetarët kanë kundrejt institucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *