Subscribe

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar sot se Shqipëria në 3 mujorin e parë të vitit 2022 ka pasur një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja e BE-së, por edhe se rritja e të gjitha vendeve të rajonit.

 

“Rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022 rezultoi 5.97% pra afërsisht 6%. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2021 kemi pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike se në këtë tremujor të katërt rritja ishte 5.1%.

 

Ne vijojmë të mbetemi parashikimeve të rritjes prej 3.24 % për vitin 2022 bazuar në të dhënat që kemi për 5 mujorin.
Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria me rritjen 5.97% ka qenë më e lartë dhe se mesatarja e BE e cila është rritur me 5.6 % por edhe se rritja e të gjithë vendeve të rajonit”, tha Ibrahimaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *