Kryedemokrati Lulzim Basha u takua këtë të martë me ministren e Jashtme të Britanisë së Madhe, Wendy Morton.

 

Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ministrja Morton u shpreh se në qendër të bisedës ishin zhvillimet politike në Shqipëri, ndërsa e konsideroi të frytshëm diskutimin që pati me kryedemokratin.

 

“Një diskutim i frytshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zëri i qytetarëve është i përfaqësuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *