Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID. Bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Prrenjasi.

 

Ndërkohë, nga 2,170 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.”

 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

 

Nga ana tjetër, janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *