Në Shqipëri këtë të mërkurë u regjistruan 17 viktima dhe 705 raste të reja. Shifrat u përditësuan nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.186 testime.

 

Numri i qytetarëve që kanë fituar betejën me COVID-19 është 528, duke e çuar numrin total në 19.912. Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 39.719, ndërsa i të vdekurve 839.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar. Krahasuar me një ditë më parë, ka një rënie të numrit të të shtruarve në spitale. Të martën ishin 506 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *