Këtë të premte nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan 739 raste të reja dhe shtatë humbje jete nga koronavirusi.

 

Sipas njoftimit për mediat, në 24 orët e fundit janë kryer 3.314 testime, që kanë zbuluar pjesën më të madhe të të infektuarve në Tiranë.

 

Pacientët që kanë humbur betejën me sëmundjen janë të moshave 59-75 vjeç.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa numri i të shëruarve nga koronavirusi është 469.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *