Këtë të diel në Shqipëri humbën jetën për shkak të koronavirusit shtatë pacientë të tjerë. Referuar njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, qytetarët që nuk e mposhtën dot sëmundjen ishin të moshave 54-72 vjeç.

 

Nga ana tjetër, 2.684 testime zbuluan 238 të infektuar, me numrin më të lartë të rasteve të reja në Tiranë.

 

Në 24 orët e fundit u shëruan 517 qytetarë, kurse në spitalet COVID trajtohen 221 pacientë. Nga këta, 14 janë në terapi intensive dhe tre të intubuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *