Shifrat e koronavirusit në Shqipëri mbetën të larta dhe këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 302 të infektuar dhe katër humbje në 24 orët e fundit.

 

Viktimat janë një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Në orët e fundit janë shëruar 82 qytetarë.

 

Nga ana tjetër, numri i pacientëve në spitale vazhdon të rritet. Këtë të shtunë u raportua për 264 të shtruar, nga të cilët 11 janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar. Në total në vendin tonë janë konfirmuar 18.858 të infektuar, 10.548 të shëruar dhe 473 të vdekur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *