Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar edhe 13 të vdekur të tjerë si edhe 782 raste të reja.

 

Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 2.256 personave të dyshuar. Këtë të enjte kanë fituar betejën me COVID-19 edhe 572 qytetarë të tjerë.

 

Në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 480 qytetarë, 33 prej të cilëve në terapi intensive dhe 14 në intubim.

 

Gjithsej, në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë 40.501 persona, 852 të vdekur dhe 20.484 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *