Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët që t’i anulojnë udhëtimet e planifikuara, nëse nuk janë të domosdoshme për ta dhe familjarët e tyre, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.

 

“Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/  dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx.”

 

Po ashtu, Ministria e Jashtme i bën thirrje qytetarëve shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës, për çdo informacion tjetër të nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *