Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehet se ndjen keqardhje të thellë për ata që duan të baltosin Policinë e Shtetit, në një prej ditëve më të mira të saj, ndërsa selinë e PD e konsideron  godina e turpit.

 

“Keqardhje e thelle për komentatoret politike dhe publike qe baltosin Policinë e Shtetit, ne një prej ditëve me te mira te saj përballë një nder situatave me te ndërlikuara ne historinë e pluralizmit. E drejte, e paanshme, e përgatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punën e saj. Tanimë ne bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë, jashtë dhe brenda godinës se turpit te sotëm kombëtar”, tha ai.

 

Çuçi theksoi më herët se ndërhyrja e policisë tregoi edhe një herë sjelljen profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *