Subscribe

LSI është e bindur se gara per Kavajën duhet te udhëhiqet nga Partia Socialiste: ministri i drejtësisë Petrit Vasili tha se nuk i heq asgjë deklaratës së Luan RamEs për çështjen e zgjedhjes së kandidatit ne mënyrë të njëanshme.

 

“Kjo është një garë që do ta udhëheqë PS, që ka zgjedhur edhe kandidatin e parë që u largua për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit dhe do të zgjedhë edhe kandidatin e radhës, sikur bëri më parë. Përsa i përket LSI, kam të njëjtin qëndrim me Luan Ramën. Garën për zgjedhjet në Kavajë do ta udhëheqë Partia Socialiste”.

 

E shtuna e 1 prillit shënon katër vjetorin e marrëveshjes politike PS – LSI për bashkëqeverisje. Por Vasili nuk thotë nëse ajo do të vijoje edhe për zgjedhjet e 18 qershorit.

 

“1 prilli është një datë rastësore, kur u arrit një marrëveshje politike që kishte të bënte për 4 vite. Më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme. Duhet t’i qëndrojmë marrëveshjes deri në fund”.

 

Ndërkohë, nga Vau i Dejës, nënkryetari I LSI-së Luan Rama, i ka kthyer përgjigje ish-ministrit të Brendshëm Siamir Tahiri. Rama ka thënë se LSI është force politike e dialogut dhe transparencës dhe nuk ja luan syrin as PD dhe as PS. Sipas tij, zgjedhjet e 18 Qer4shorit duhet të zhvillohet jenë sipas standardeve për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *