Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu ka vizituar trupat në Ukrainë. Ai ka dëgjuar nga gjeneralët raportimet rreth luftimeve dhe zhvillimeve në terren.

 

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Shoigu ka urdhëruar të forcohen pozicionet ushtarake për të rritur veprimet në të gjitha zonat në mënyrë që parandalohet ushtria ukrainase të kryejë sulme me raketa në qytetet e Donbass dhe rajone të tjera.

 

Ministri Shoigu ka shpërndarë edhe medalje për ushtarët që marrin pjesë në këtë konflikt. Kjo është hera e parë që një zyrtar rus udhëton në Ukrainë, qëkur Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj.

 

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e pestë dhe luftimet kanë ardhur duke u intensifikuar sidomos në zonat lindore, teksa ushtria ruse vazhdon të përparojnë duke kapur pothuajse të gjithë rajonin e Donbasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *