Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vizituar në Spitalin e Gjirokastrës ushtarin Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua gjatë luftës me flakët në zonën e Lunxhërisë.

 

Peleshi njofton se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe se vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve.

 

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *