Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është infektuar me koronavirus.

 

Lajmin e dha vetë Peleshi përmes një postimi në “Facebook”.

 

Ai u shpreh se po përjeton simptoma të lehta të sëmundjes, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.  #MbajMaskën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *