Pas takimit me homologun e tij Fatmir Xhafaj ministri brendshëm italian Marco Minniti u prit dhe nga presidenti republikës Ilir Meta.
Mësohet se në fokus të bisedës ishte raporti italian i Guardia Di Finanza dhe operacionet e përbashkëta mes dy vendeve për luftën kundër kanabisit. Gjatë takimit, i cili zgjati rreth 40 minuta ministri italian e siguroi presidentin për mbështetjen e qeverise italiane ne luftën kundër trafiqeve të paligjshme, si dhe organizatave kriminale.





