Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon që të rregullohen marrëdhëniet me SHBA-në.

 

Pritet që ai të udhëtojë drejt Amerikës për të zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo ku pritet të diskutohet për më pak punë kundër njëri-tjetrit dhe organizim më të madh mes Gjermanisë dhe SHBA-s”.

 

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së janë tensionuar që me marrjen e detyrës së presidentit Donald Trump për një varg çështjesh, përfshirë konfliktet tarifore dhe pikëpamjet e ndryshme politike.

 

Maas ka thënë se në bisedimet me Pompeon do të përfshihet edhe situata në Afganistan, Siri dhe diskutimet për kontrollin e armëve.

 

Ndëkohë Maas do të vizitojë edhe Kombet e Bashkuara, meqë Gjermania do të udhëheqë Këshillin e Sigurimit të kësaj Organizate në dy vjetët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *