Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj deklaroi ne “Real Story” se policia e shtetit nuk eshte njoftuar nga koncesionari i aeroportit te Rinasit per grabitjen, por nga nje burim tjeter.

 

“Unë di që policia është vënë në dijeni nga një burim tjeter fillimisht, jo nga koncesionari, dmth një nga punonjësit e kompanisë së avioneve. Policia ka reaguar në second, ka tentuar të futet brenda dhe nuk I është hapur dera. Policia ka reaguar shumë shpejt pasi kanë qënë brenda në makinë, nuk ishin jashtë. Ata janë sulmuar me granata dhe armatim të rëndë, por e kanë dominuar situatën në mënyrë perfekte.”

 

Ministri Lleshaj shtoi se policia ka vepruar shume shpejt, ka kerkuar te futet ne piste gjate grabitjes por dera nuk eshte hapur nga koncesionari.

 

Është e vërtete që policia ka tentuar të futet në pistën e aeroportit por nuk ka hapur dot derën. Nuk besoj se kompania administruese e sigurisë brenda në aeroport nuk e ka hapur deren me qëllim, nuk e besoj këtë. Dua të sqaroj se grupi I FNSH-së, ndodhej aty afër aeroportit e pozicionuar për sigurine e Rinasit. Por dicka nuk funksionoi në bashkëpunimin me kompaninë, kjo duhet të verifikohet.Sigurisht që këtu kemi të bëjmë me një problem të madh pasi është kaluar me lehtësi barriera fizike e rrethimit të aeroportit, dhe kjo është pakënaqësia që kemi ne ndaj kompanisë që ruan sigurine ne aeroport. Ky partner I yni cedon për herë të dytë në mënyrë të rëndë. Ne, kompania nuk na ka dhënë sekonda kohë për të reaguar, jo më minuta. 

 

Lleshaj shpjegoi edhe dinamiken e ndjekjes se grabitesve nga policia dhe arsyen se perse grabitesit arriten te largohen.

 

Në momentin që banda është larguar, policia është vënë në ndjekje. Në një moment të dytë ata kanë lënë një makinë ku lexonte hetimi tatimor dhe kanë transportuar parate në makinën tjetër. Në këtë moment është afruar policia dhe ka pasur shkëmbim zjarri ku është vrarë edhe Murataj. Vendosja e makinës ku lexonte hetimi tatimor në mes të rrugës, e ka bërë të vështirë ndjekjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *