Subscribe

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj paralajmëron nje reforme të thellë në shërbimin zjarrfikës.

 

Fillimisht do të ngrihet një qendër trajnimi ndërsa rekrutimi personelit në këtë shërbim do të bëhet përmes një shkolle të posaçme.

 

Për Lleshajn një zjarrëfikës duhet të ketë pergatitjen e nje efektivi të forcave speciale.

 

 

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHSEM

 

 

“ Duhet të jenë më të zotët, në çdo aspekt, sepse e kanë luftën më të fortë sesa luftë me një bandit me kallashnikov, është lufta me një grataciel, që të ngjitesh në katin e 20-të me shkallë, nëpër flakë e të dalësh me sukses. Është punë që pak njerëz e bëjnë. Me këtë synim duhet të ecim për të krijuar një shërbim, i cili ka këtë standard, të paktën t’i kemi si këto FNSH-të, si këto RENEA-t, në këtë nivel, njerëzit, por edhe standardet e tjera,”

 

 

Lleshaj tha se ligji per shërbimin zjarrefikes do të rishikohet për te vendosur nje standard nga Dropulli ne Tropojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *