Subscribe

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio,ka vizituar këtë të martë Prishtinën, ku ka shprehur mbështetjen e Italisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një konferencë për shtyp, diplomati italian theksoi se Prishtina nuk duhet t’i frikësohet bisedimeve me Beogradin, pasi ky proces do të forcojë rolin e vendit në organizatat ndërkombetare.

 

“Ashtu qysh i kemi inkurajuar serbët, edhe Kosovën e inkurajojmë që të vazhdohet para dhe në mënyrë konstruktive dhe në një frymë të hapur për të pasur një rezultat konstruktiv që është një projekt ambicioz, por i arritshëm nëse ka vullnet politik. Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dy vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërbejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar.”

 

E ardhmja e Kosovës , sipas ministrit italian është në Bashkimin Evropian.

 

“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt.”

 

Italia dhe Kosova kanë nënshkruar  një marrëveshje per eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *