Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka falenderuar qeverinë shqiptare për dërgimin e 60 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Italisë, të cilët i janë përgjigjur nevojës së vendit fqinj për përballimin e situtës së krijuar nga COVID-19.

Në një postim në “Twitter”, Di Maio i ka shprehur falenderimet në veçanti kryeministrit Edi Rama për mbështetjen konkrete që i ka ofruar Italisë.

“Sot mbërriti në Itali një task forcë prej 60 mjekësh për spitalet tona. Një ndihmë konkrete që vjen nga fqinjtët dhe miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për mbështetjen ndaj Italisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *