Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass gjate vizitës se tij zyrtare ne Tirane rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Berlinit zyrtar ne rrugën integruese te Shqipërisë, por theksoi se qershori i vitit 2019 kërkon rezultate bindëse për reformat.

 

Vendet anëtare te BE kane bere te qarte qe qershori i 2019 nuk do te jete një automatizëm persa i përket nisjes se bisedimeve për anëtarësimin. Kriteret për këtë janë te hapura dhe te qarta, te ditura. Duhet te ekzistojnë rezultate te tjera persa i përket reformave qe te bindim te gjithë ata qe janë disi skeptik për këtë proces. Behet fjale për konsolidimi ne shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit te drejtësisë. Jam tepër optimist qe do ecim përpara. Shqipëria ja ka dal qe te beje një hap përpara me reformën ne sistemin e drejtësisë ne këtë drejtim.

 

Maas shprehu edhe njëherë skepticizmin e Gjermanisë lidhur me tezen e korrigjimit te kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje qe do duhet te sqarohet dhe te gjendet një zgjidhje ne mënyrë qe te mos shkaktohen probleme te tjera shtese, veç atyre qe janë. Nëse korrigjimi i kufjeve do jete pjese e kësaj zgjidhje, përkundrejt kësaj ne jemi skeptik dhe te përmbajtur.

 

Ministri Maas u takua dhe me Kryeministrin Edi Rama, i cili vlerësoi dhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ndera i artikuloi dhe një kërkesë zyrtare Gjermanisë.

 

Edhe ne takimin me Ramen, Maas nënvizoi se qershori i vitit 2019 kërkon prova për te çelur rrugën e anëtarësimit ne BE.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *