Subscribe

Komisioneri për Migrimin e punëve te brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramolupos, inkurajoi Shqipërinë për vazhdimin e masave te marra ne luftën kundër kanabisit, korrupsionit e krimit te organizuar. Gjatë vizitës së ministrit të brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj ne Bruksel, Avramopulos theksoi se Shqipëria është një faktor stabiliteti ne rajon dhe ne të ardhmen do te jete anëtare  e BE-së.

 

“Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes Europiane. Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment”.

 

Për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj mbështetja e aleateve ka rol vendimtar ne procesin e integrimit.

 

“Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian. Unë shpresoj dhe besoj dhe kjo është një ftesë që dëshiroj t’ia bëj publikisht Komisionerit, që ai shumë shpejt të ketë mundësi të jetë në Tiranë për t’u njohur me rezultatet e gjithë këtij procesi dhe njëkohësisht me hapat e mëtejshëm që ne duam të hedhim në këto fusha të rëndësishme”.

 

Komisioneri Avramopulos dhe Xhafaj diskutuan mbi emigracionin, krizën e refugjatëve si dhe luftën e  përbashkët kundër terrorizmit, dhe krimit të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *