Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Ministri Hoxha pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mundësi të reja për zgjerim të bashkëpunimit

26 Gusht 17:06

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.

Ministri Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.

Në lidhje me takimin, Ministri u shpreh se ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik.

Duke falënderuar përfaqësuesen e SHBA për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, ministri Hoxha theksoi se “e njohu znj. VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar gjithashtu për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë”.

Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.

“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, thotë ministri Hoxha pas takimit. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet
Tagged:
ministri hoxha Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vidhte dhe shtynte të miturin të kryente grabtije, arestohet 21-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen uniforme policie, pranga dhe municion luftarak

më shumë...

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje të një personi në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari (EMRI)

më shumë...

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut dhe familjarëve të tij

më shumë...

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Zbuloni katër shenjat që do kenë shumë para për festa
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.