Subscribe

Përpara nisjes së takimit në Luksemburg ku Ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin mbi hapjen apo jo të negociatava për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, kryediplomati Italian Enzo Moavero u shpreh se në qendër diskutimeve do të jetë votimi në Bundestagun gjerman i cili u shty për në tetor.

 

 ENZO MOAVERO

MINISTER I JASHTEM I ITALISE

 

Do te diskutojme ne lidhje me voten ne Bundestag  cili u shty pas veres dhe me pas do te diskutojme per procesin e hapjes se negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Ndërsa ministri gjerman për Europën përpara theksoi se Shqipëria I ka përmbushur të gjith kushtet, dhe negociatat duhet të hapen sa më shpejt.

 

MICHAEL ROTH

MINISTRI GJERMAN PER EUROPEN

 

Per ne strategjia e zgjerimit mbetet e nje rendesie te vecante. Sot do te diskutojme per raportin e komisionit europian per te cilin luajne nje rol shume te rendesishem zhvillimet poziteve ne Shqiperi dhe ne Maqedonine e Veriut.  Ne kendveshtrimin tim detyrat e shtepise jane kryer, jane permbushur . Maqedonia e Veriut shkroi historine me marreveshjen e Prespes si nje shembull per guximin per zgjidhjen e konflikteve. Bashkimi Europian nuk duhet te humbase besueshmerine , ne duhet te hapim negociatat sa me shpejt te jete e mundur, si fillim I nje rrugetimi te gjate dhe te veshtire. Kjo ta te beje dhe me stabilitetin e ketyre vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *