Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, ka reaguar ndaj incidenteve që kanë ndodhur në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale.

 

Ministri u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.

 

Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 dhe 069 413 7777.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *