Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë në Muzeun e Holokaustit “Yad Vashem” në Jeruzalem ne kuader te vizites se tij ne Izrael.

 

Cakaj u njoh me histori të tmerrshme të shfarosjes masive të hebrenjve gjatë Luftës së II-të Botërore.

 

Me anë të një postimi në Twitter Ministri Cakaj shkruan se:

“Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte dhjetë herë më i madh pas Luftës së Dytë Botërore.”

 

Për këtë arsye, populli dhe shteti i Izraelit kanë shprehur gjithnjë mirënjohje për fisnikërinë e popullit shqiptar.

 

“Shumë i prekur dhe krenar të jesh në anën e duhur të historisë. Të vepruarit kundër antisemitizmit është një detyrim moral për të gjithë ne,” ka vijuar Cakaj.

 

Në janar të këtij viti, fondacioni prestigjioz Raoul Wallenberg e dekoroi Shqipërinë me titullin e lartë “Shtëpia e Jetës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *