Ministri i Financave në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Hunt deklaroi se vendi do të mundet të shmang reçesionin gjatë vitit 2023. Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal, ministri britanik i Financave tha se institucionet kanë marrë masat e duhura për të mbajtur situatën nën kontroll.

 

“Sot Zyra për Përgjegjësi Buxhetore parashikoi se për shkak të ndryshimit të faktorëve ndërkombëtarë dhe masave që kemi marrë, Mbretëria e Bashkuar nuk do të hyjë në recesion këtë vit”, theksoi ai.

 

Sipas parashikimeve të publikuara në nëntor nga Zyra për Përgjegjësi Buxhetore (OBR), ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pritej të tkurret me 1.4% këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *