Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti vlerësoi figurat e Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit. Sipas tij, vendimi për t’i emëruar në krye të Minsitrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Bujqësisë është i duhuri.

 

“Nuk ka vuajtur asnjëherë PS nga mungesa e demokracisë së brendshme. Propozimi i emrave të ministrit është në të drejtën e kryeministrit. Sot kemi dy figura dhe dy personalitete që do të mbulojnë këto dy dikastere, janë dy nga përfaqësuesit më dinjitozë të grupit parlamentar të PS. Kjo tregon që është arritja më e mirë”, deklaroi Shameti në studion e lajmeve të “Vizion Plus”.

 

Ai foli për miratimin e paketës së reformës zgjedhore këtë të enjte në parlament. Adnor Shameti ju përgjigj opozitës jashtëparlamentare për kundërshtinë që patën për një ndërhyrje të mazhorancës në Kodin Penal.

 

“Janë shtatë ligje që janë miratuar sot në Kuvend. Të shtata këto ligje ishin pjesë e paketës së dakordësuar në Këshillin Politik, që vijonte marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërhyrjet ishin në ligjin për Kodin Penal, për Sinjalizuesit, për Policinë e Shtetit, për Partitë Politike, për Statusin e Magjistratëve. Nisur edhe nga një qëndrim i opozitës jashtëparlamentare dje, është anatemuar për mendimin tim, në kundërshtim me ligjin nga zoti Vasili ndërhyrja e bërë në Kodin Penal. Në Këshillin Politik kishin draftuar ndërhyrjet në këto ligje. Por këta nuk ishin specialistët më të mirë për të bërë këto ndërhyrje. Në Komisionin e Ligjeve i kemi dhe në këto kushte ne në disa vende, vetëm për t’i qëndruar mrrëveshjes, kemi dalë edhe nga vetja, vetëm për të kaluar këto ligje. Kjo tregon vullnetin e palëkundur të kësaj mazhorance për ta kompletuar njëherë e mirë këtë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *