Subscribe

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është më një ëndërr. Ministrat e vendeve te BE ka vendosur këtë të martë të ndezë dritën jeshile për të dy vendet. Lajmin e dha ministri gjerman, Michal Roth në “Twitter”.

 

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballaknin Perëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupi, mëse e merituar.”

 

Për këtë vendim reagoi edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot  një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *