Edicioni i dytë i kampionatit të minifutbollit amator ka ulur siparin e tij duke njohur edhe ekipin kampion.

Ekipi Prestige MFC u rikonfirmua skuadra më e mirë në minifutbollin amator 2018-2019 pasi mundi në ndeshjen  e fundit skuadrën e Julton me rezultatin 3 me 0.

Diferenca mes këtyre dy ekipeve para kësaj sfide ishte vetëm 1 pikë në favor të Prestige MFC, e cila ishte edhe kampionia në fuqi e këtij aktiviteti.

Ekipi kampion do të marrë pjesë në EMF Champions League, Rimini, Itali, 05-09 Shtator 2019 ku do te marrin pjesë vetëm ekipet e shpallura kampion në vendet respektive (format i ngjashem me Champions League).

Ndërsa skuadrat e rënditura në vendin e dytë, trete dhe katërt do te marrin pjese ne EMF Eurocup (kompeticion i ngjashem me Europa League) 12-17 Shtator 2019.

Vlen të theksohet fakti që ky kampionat sa vjen e pasurohet më tej falë edhe punë intesive nga Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator, anetare e EMF, Federates Europiane te Minifutbollit, dhe WMF, Federates Boterore te Minifutbollit.

Nëse në edicionin e parë morën pjesë vetëm 6 ekipi dhe kampionati zgjati 2 muaj, këtë herë sezoni i dytë nisi me 13.12.2018 dhe u mbyll me 18.04.2019, pra me shume se 4 muaj me ndeshje.

Ne kete kampionat moren pjese 14 ekipe, me shume se dyfishi ne krahasim me kampionatin e pare dhe u zhvilluan 102 ndeshje, pothuajse tre here më shumë se kampionati i parë që gjithsej zhvilloi 30 ndeshje.

Lojtaret me te mire te Kampionatit do te behen pjese e grumbullimeve qe do ti sherbejne trajnerit te ri per te perzgjedhur Ekipin Kombetar qe do te perfaqesoje Shqiperine ne EMF Nation Games 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *