Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila bashkëpunon me Vetëvendosjen për këto zgjedhje në Kosovë, tha se synon të marrë të paktën dy deputetë.

 

Për “Quo Vadis”, ajo u shpreh se nuk është e kënaqur me marrëveshjen e bërë me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, Kusari-Lila theksoi se Alternativa do të lërë gjurmët e saj në këto zgjedhje.

 

“Nuk jam e kënaqur. Kërkesa ime ka qënë ndryshe. Kërkesa ime me zotin Kurti ishte që të kemi një marrëveshje si dy subjekte, përgjithësisht të garojmë në koalicion jo në kuadër të listë, e para. E dyta natyrisht që kam pasur kërkesë për numër më të madh të pjesqmarrësve në listë, për 5, por duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat që karakterizuan situatën e fundit në Kosovë e gjithashtu një mori problemesh të tjera që dolën në aspektin ligjor, konsideruam si subjekt politik që nuk është koha të shtyjmë përpara interesin e subjektit politik por duhet parë interesi i Kosovës. Por jemi shumë të vetëdijshëm që është i domosdoshëm bashkimi i të gjitha forcave progresive, në këtë rast me të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një faqe të re të shkruar të historisë moderne të Kosovës dhe uroj dhe shpresoj që sikur në legjislaturën e kaluar edhe në këtë legjislaturë edhe mandat qeverisës, Alternativa do të lerë gjurmët e saja. Jam e kënaqur me angazhimet dhe me hapësirën që e kam pasur edhe në kuadër të grupit parlamentarë, në legjislaturën e 7, ajo që sapo përfundoi, e shpresoj që tashmë do të kemi një sukses edhe më të madh, të paktën 100% ose do të kemi 2 deputet nga anët e Alternativës që do të bëhen pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, legjistratura e 8, pse jo edhe 3 apo të gjithë që jemi kandidatë.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *