Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka votuar kundër ndryshimeve në qeveri. Ajo ka shtypur butonin e kuq për emërimin e Milva Ekonomit ministre të Bujqësisë dhe të Bledi Çuçit ministër të Brendshëm.

 

Votimi i saj ishte i papritur, duke marrë parasysh edhe faktin se një ditë më parë Kodheli e uroi publikisht Ekonomin për pozicionin e ri.

 

“Krenare për shoqen time të rinisë së hershme. Urime Milva! “You rock!””, shkroi Kodheli të mërkurën.

 

Ish-ministrja ka dhënë edhe një shpjegim për mënyrën sesi ka votuar. Sipas saj, vota është hedhur gabimisht sepse nuk ka lexuar mirë se çfarë shkruhej në dekretin e presidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *