Politika e jashtme, raportet me Greqine, jane prej disa javesh ne fokus te debateve dhe polemikave ne politiken e brendshme. Qeveria po perballet aktualisht me dyshimin se mos po negociohet fshehurazi me Greqine ndonje marreveshje per ndarjen e kufirit detar. Por, kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshte këtë insinuatë.

Kryetarja e Komisionit per Politiken e Jashtme ne Kuvend, Mimi Kodheli theksoi plot bindje gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus” se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë.

I pyetur nëse Shqipëria arriti objektivin e vënë në 2013-ën për “zero probleme me fqinjët”, Kodheli tha se të drejtat e shqiptarëve në Greqi janë shtuar ndjeshëm dhe se janë bërë përparime të jashtëzakonshme.

“Nuk ka asnjë negociatë të fshehtë sepse nuk mund të ketë një të tillë. Ka dy komisione ekspertësh, të cilët duhet të riformatohen për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Greqi pas ndryshimeve politike. Unë do ta shikoja në dy aspekte marrëdhënien me Shqipërinë. Prezenca e shqiptarëve atje dhe politika e fqinjësisë së mirë. Sa i përket diasporës, janë bërë përparime të jashtëzakonshme lidhur me shtimin e të drejtave që shqiptarët kanë atje. Është avancuar dhe përparuar. Kjo është e rëndësishme. E forcon lidhjen dhe bashkëveprimin mes dy vendeve. Greqia ëshë jo vetëm fqinji ynë shembullor, por vend anëtar i NATO-s dhe vendi i BE. Pra, ristrukturimi mbi baza të shëndosha i fqinjësisë së mirë do të vazhdojë të mbetet kryekapitulli i jashtëm i kësaj qeverie.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *