Subscribe

Ne mesnate Komisioni i Medias ka miratuar ndryshimet ligjore me te debatuar gjate ditëve te fundit, ato qe rregullojnë median online. Përballe kritikave dhe akuzave se keto drafte cenojnë lirine e gazetareve, nënkryetarja e komisionit te medias Milva Ekonomi sqaron se jane zhvilluar 6 takime me ekspertet e OSBE e rekomandimet e tyre jane reflektuar ne projektligj.

 

Ndryshimet synojnë qe mediat online njesoj si televizionet te kenë si autoritet rregullator AMA, ndërkohe qe këshilli i ankesave i cili eshte organi qe do te kontrolloje zbatimin e ligjeve do te behet me 5 anëtare te cilet do te zgjidhen nëpërmjet konkursit.

 

Mazhoranca ka vendosur te ule masën e gjobave dhe ti beje ato proporcionale, por mbetet parashikimi qe gjoba duhet paguar ne momentin qe vendoset, pavarësisht se subjekti i drejtohet gjykatës.

 

Te merkuren parlamenti ka parashikuar votimin e ndryshimeve ne ligjin per median, dhe mbetet per tu pare nese diskutimi ne séance do te sjelle përmirësime te drafteve apo ky eshte versioni qe deputeteve te miratojnë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *