Subscribe

Prej disa ditësh forcat ushtarake të Irakut arritën të merrnin kontrollin në Mosul, të vetmin qytet që kishte mbetur në duart e luftëtarëve të ISIS. Luftëtarët e mbetur përpiqen të arratisen nga Mosuli me metoda të ndryshme, si ajo shëndrrimit në gra.

 

Një xhihadist u përpoq të largohej nga ish-bastioni militant pasi qyteti u rimëkëmb, i trukuar me make-up, si dhe veshje gruaje. Por detaji i cili i ka tradhtuar, ka qënë mjekra dhe mustaqet e pa rruara.

 

Ne fotot e lëshuara nga ushtria irakiane pas kapjes së tij, xhihadisti shihet qartë se si është transformuar në një grua, më qëllim arratisjen jashtë qytetit të Mosulit. Kjo taktikë të mbetur të ISIS është përdorur edhe më herët nga militantët e ISIS.

 

U deshën forcat e Irakut të mbështetura nga SHBA për gati nëntë muaj për të rrëzuar Mosulin nga grupi i Shtetit Islamik dhe kostoja ishte shkatërrim i madh, veçanërisht në pjesën perëndimore të qytetit. Mosuli u çlirua më në fund më 10 korrik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *