Një politikan milioner rus, Igor Redkin ka pranuar se ka vrarë një njeri, për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari të murrmë. Viktima është një burrë i martuar që mblidhte hekurishte nga një grumbullim plehrash për të fituar para për familjen e tij.

 

55-vjeçari u shpreh në një deklaratë për mediat  se kishte dëgjuar një ari në vendgrumbullimin e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka. Në përpjekje për të frikësuar kafshën, ai ka shtënë me armë. Por, më vonë ai u njoftua se kishte plagosur një banor të zonës.

 

30-vjeçari i cili u plagos nga politikani, për fat të keq nuk ia ka dalë mbanë dhe ndërroi jetë në spital.

 

Redkin, i cili ka një pasuri prej 13 milionë paundësh, tani është ndaluar dhe po hetohet për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *