Edhe pese me numrin më të lartë të viktimave në botë, njëherësh edhe numirn më të lartë të të infektuarve, disa shtete amerikane kanë vendosur heqjen e kufizimeve, pasi shkalla e papunësisë është rritur me 16% këtë muaj. Duke nisur nga kjo javë, Kolorado, Misisipi, Minesota, Montana dhe Tenesi, do t’i bashkohen Xhorxhias, Oklahomas, Alaskas dhe Karolinës së Jugut, duke lehtësuar masat e izolimit.


Pas protestave të vazhdueshme kundër masave të izolimit, në fakt, shteti i Tenesit sot ka lejuar hapjen e kafeneve dhe restoranteve. Të njejtën rrugë ka ndjekur edhe Misisipi.

Shteti i Minesotas ka lejuar  80,000 deri 100,000 njerëz në sektorin prodhues t’i rikthehen punës.  Por zyrtaret e shëndetit public paralajmerojne se rihapja mund të shkaktojë një valë të re infektimesh. COVID-19 u ka marrë jetën më shumë se 54 mijë amerikanëeve deri më tani. Ndëkrohë banorët e Nju Jorkut do të jenë në gjendje ta bëjnë testin e koronavirusit nëpër farmaci.

Guvernatori Andreë Cuomo tha se rastet  e shtrimit në spital, intubimi dhe vdekjet janë në rënie, dhe se 5,000 farmaci janë autorizuar të kryejnë testet. Përveç kësaj, punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në katër spitale të qytetit të Nju Jorkut do të bëjnë edhe analizen me antitrupa

Deri më tani më shumë se 3 milionë njerëz janë infektuar nga Covid 19 dhe 207 mijë kanë humbur betejën me sëmundjen, pjesa më e madhe e të cilëve në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *