Nëse planeti vazhdon të nxehet në nivelet aktuale gjatë 50 viteve të ardhshme, deri në 3 miliardë persona mund të jetojnë në zona shumë të nxehta për njerëzit. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

Për mijëra vjet, njerëzit kanë jetuar në një zonë të ngrohtë klimatike, ku temperaturat janë ideale për shoqërinë që të lulëzojë, me kushte të favorshme për rritjen e ushqimit dhe për mbajtjen e bagëtive.

Por një ekip ndërkombëtar i arkeologëve, shkencëtarëve të klimës dhe ekologëve thanë se deri në vitin 2070 miliarda njerëz do të jetojnë në kushte më të nxehta se në 6 mijë vitet e fundit.

Për çdo 1 gradë Celcius ngrohje, 1 miliard njerëz ose do të duhet të migrojnë në rajone më të ftohta, ose do të duhet të përshtaten me të nxehtin ekstrem.

Tim Kohler, një arkeolog në Universitetin e Uashingtonit dhe bashkëautor i studimit, tha se këto gjetje mund të tregojnë se çfarë mund të ndodhë nëse ne nuk ndryshojmë sjelljen tonë.

Studimi sugjeron se për shkak se zonat e tokës po ngrohen më shpejt se oqeanet, temperaturat e përjetuara nga njerëzit ka të ngjarë të rriten me rreth 7.5 ° C deri në vitin 2070.

Dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda për prodhimin e ushqimit, qasjen në burimet e ujit, konfliktin dhe përçarjen e shkaktuar nga migrimi.

Ndër vendet më të nxehta në Tokë është Saharaja e Afrikës, ku përjetohen temperatura mesatare vjetore mbi 29 ° C.

Sidoqoftë, studiuesit thanë që zonat me nxehtësi ekstreme pritet të përhapen në 19% të sipërfaqes së Tokës, duke prekur 3.5 miliardë njerëz deri në vitin 2070.

Rajonet që pritet të preken janë ato të Afrikës Sub-Sahariane, Amerikës së Jugut, Indisë, Azisë Juglindore, Gadishullit Arabik dhe Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *