Miley Cyrus, ka bërë një dedikim shumë të vecantë për babain e saj Billy Ray.
Miley postoi një foto ku tregoi këmbën e majtë, në të cilën shkruhej fjala BABI! Lidhur me këtë tatuazh, reagoi edhe vetë këngëtari i muzikës Country që shkroi në Twitter se ky ishte tatuazhi më i bukur që kishte parë ndonjëherë.
Që të mos i mbetet hatri njeriu, ndoshta këngëtarja ka bërë dhe një tatuazh për nënën e saj, Tish Cyrus në këmbën e djathtë, por ende nuk e ka treguar.





