Një bandë hajdutësh shqiptarë ka rënë sot në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni në rajonin e Lombardisë. Me urdhër të prokurorisë së qytetit të Milanos, policia italiane ka arrestuar 7 shqiptarë të moshës nga 22 në 26 vjeç. Sipas hetimeve, brenda një muaji kjo bandë kishte kryer 29 grabitje, 15 prej të cilave në pika të ndryshme karburanti si dhe 2 grabitje vilash. Aktiviteti i tyre kriminal ishte shtrirë në 6 provinca.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *