Milan më në fund thyen mallkimin 8-vjeçar dhe rikthehet në Champions League.

Kuqezinjte fituan 2 me 0 në Bergamo kunder Atalantes në javen e fundit te kampionatit italian duke siguruar nje nga biletat e Serise A per ne këtë kompeticion, të cilin Milan e ka fituar 7 here, si askush tjeter nga ekipet italiane.

Dy gola te Kessie me penallti vendosen ndeshjen duke i dhënë mundësi skuadres se Piolit që ta mbyllte kampionatin nē vendin e dyte pas Interit.

Sukses i vuajtur, por i merituar për “djallin” që kurrë në këtë sezon nuk ka dalë jashtë zonës Champions.

Edhe bergamasket e trajnerit Gasperini janë kualifikuar para kohe për në Champions ndërsa bileten e fundit e mori Juventus që fitoi thellë në transferte kunder Bolonjës.

Një kualifikim dramatik pēr bardhezinjte të cilet përfituan nga barazimi i Napolit ne fushen e vet kunder Hellas Verona 1 me 1.

Gabim i rëndë i skuadres së Gattusos që mjaftonte tē fitonte vete per te shkuar ne kete kompeticion, por qe nuk ia doli dot mbane edhe pse shenuan të paret me anë të Amir Rrahmanit, shqiptarit nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *