Milan është gjithmonë e më pranë nënshkrimit me sulmuesin e Atletico Madrid, Angel Correa.

 

Sipas mediave spanjolle, Atletico ka mbyllur marrëveshjen me Valencian për transferimin e sulmuesit Rodrigo për 60 milion euro dhe se ka nxjerrë në shitje argjentinasin Angel Correa, i cili tashmë ka arritur akordin me klubin kuqezi.

Sipas “CadenaSer”, Atletico ka gjetur marrëveshjen me ekipi kuqezi për shifrën e 45 milionë eurove plus bonuse. Shifër kjo që do të paguhet nga kuqezinjtë nga shitja e sulmuesit portugez Andre Silva tek Valencia e cila ka nisur kontaktet me Milanin.

 

Andre Silva cilësohet nga Valencia si zëvendësuesi idela i sulmuesit Rodrigo i cili tashmë do të jetë pjesë e Atletico Madrid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *