210 milionë euro të shpenzuara në merkaton e verës duket se nuk janë të mjaftueshëm për skuadrën e Milanit. Tekniku i kuq e zinjve, Vincenzo Montela, ka zbardhur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” tre objektivat e rinj të skuadrës së tij.

 

Sipas Montelës, synimi parësor është blejra e një sulmuesi kalibri, në listën e të cilit janë Aubumejang, Beloti dhe Kalinic, por nuk ka përjashtuar dhe emra të tjerë të cilët po ndiqen në heshtje nga klubi i djajve.

 

Sikurse është shprehur Montela, sulmuesi që do të vijë në skuadër duhet të ketë tre cilësi: Të ketë nuhatje shumë të mirë të portës, të shënojë dhe “gola të pisët” dhe të luajë për ekipin.

 

Duke folur për përforcimet e reja, Montela ka deklaruar se nevojitet dhe një mesfushor dhe një sulmues krahu. Ai nuk ka përgenjeshtruar as afrimin e Renato Sancez nga Bajern i Mynihut.

 

Trajneri i ri i Milanit ka vlerësuar maksimalisht dhe punën e bërë nga Fasone dhe Miranbeli, ndërsa shtoi se qershia mbi tortë e merkatos ishte blerja e Bonuccit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *