Milan ka mposhtur në shtëpi ekipin e Cagliari me rezultatin 3 me 0 falë golave të shënuar nga Paqueta dhe Piatek.

 

Kuqezinjëve I mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të parë veten në avantazhë falë një autogoli të shënuar nga Luca Cepittelli.

 

Por pavarësisht golit të shënuar kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e ‘22 ishte braziliani Lucas Paqueta, blerja më e re e Milanit, ai që shënoi golin e parë sezonal me fanellën kuqezi pas një asisi të marrë nga Davide Calbria.

 

Me nisjen e pjesës së dytë u pa një përgjumje e ekipit kuqezi, I cili për pak sa nuk ia vështirësoi pozitat vetes por vetëm falë pritjeve të portierit Donarumma arriti të ruante të mbante rezultatin.

 

Por atëherë kur dukej se Cagliari po merrte në dorë kontrollin e lojës, ishte polaku Piatek, ai që falë qetësisë dhe klasit të tij, arriti të çonte shifrat në 3 me 0 duke I dhënë qetësinë ekipit të Gattuso.

 

Me këtë fitore Milan arriti të mbajë edhe për një javë vendin e katërt.

 

Por nga ana tjetër fitore të rëndësishme arrit të merrte dhe Juventus, i cili ka bërë një hap të sigurt drejt titullit kampion pas barazimit të Napolit të shtunën në Firence.

 

Juventus mposhti me shifrat 3 me 0 Sassuolon duke treguar edhe njëherë që në Serinë A nuk ka rivalë.

 

Kurse Atalanta, ekipi I Berishës dhe Gjimshit, mposhti në shtëpi me rezultatin 2 me 1 Spalin, duke treguar edhe njëherë formën e mirë që po kalon.

 

Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare ishin titullarë dhe bënë një performancë të mirë.

 

Atalanta do të presë javën e ardhshme ekipin e Milanit ku do të ketë një përballje direkte për një vend në zonën champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *