Milan dhe Real Madrid u bënë dy ekipet e para që prenë një bilete për në fazën gjysëmfinale të champions league. Vëmendja më e madhe në dy supersfidat e të martës në mbrëmjë të transmetuara në Tring ishte e përqëndruar në “Diego Armando Maradona”, aty ku Milani i tregoi Napolit se të qënit dominant I kampionatit Italian nuk mjafton për të korrur suksese në Europe. Kuqezinjte përmes një barazimi 1 me 1 mbrojten suksesin minimalist të ndeshjes së parë dhe u kthyen ne gjysëmfinale pas 16 vitesh. Ndeshje e madhe në planin taktik për Piolin. Napoli agresiv dhe më I rrezikshëm në fillim të ndeshjes, por pa hapësira në metrat e fundit dhe jo konkret. E një Milan nga ana tjetër shperthyes në kundërzbritje, aty ku mori edhe një penallti më të pandalshmin Leao në minutën e 21, e cila pas gjuatjes së Zhiru u prit nga Meret. Gabimi I parë I francezit nga pika e bardhe e penaltise që prej vitit 2012. Në minute e 28 ai është sërish protagonist i një rasti të pastër ku hero bëhet edhe portiere Meret, gjë të cilën gardiani i Napolit nuk e bën  në minutën e 43 kur Leao bën një galpim fantastik prej 70 metrash,për të e zakonshme, heq qafe kundërshtaret dhe nxjerr me porten thuajse bosh Zhirun që këtë herë nuk mund të gabojë. Manover më e zbehur sulmuese e Napolit edhe në pjesën e dytë, ku fokusi më I madh ishte tek Kvaratshkelia I mbyllur në mënyrë fantastike nga Calabria. Në dy raste provoi gjeorgjiani por njehere gjuajtja shkoi jashtë dhe në tjetren e priti Menjon. Portieri francez konfinrmoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme duke pritur gjithashtu penalltive e Kvaratshkelias në minute e  81 që mund ta kishte bërë shumë më interesante ndeshjen në fund. Goli i Osimhen në minutëne  93 praktikisht vlen vetëm për statistike asgjë më shumë. Kuqezinjte konnfirmoi staturën e klubit të madh në Europe dhe presin tanime të njohin rivalin që me gjasë mund të jetë Inter në një euroderbi në rast se zikaltrit mposhtin Benficen.Edhe më I thjeshtë kalimi në gjysëmfinale për Real Madrid, kampionet në fuqi të europës të cilët në Londër kunder Chelsea përsëriten suksesin 2 me 0 të ndeshjes së parë në Madrid. Dygoleshi I brazilianit Rodrigo në minutat 58 dhe 80 vendosi ndeshjen në Stamford Brixh. Rekordmenet e europës presin në gjysëmfinale fituesin e ciftit Manchester City-Bayern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *