Milani arriti një fitore 3 me 1 te rendesishme kunder Empolit ne transferte, në ndeshjen e javës së tetë të Serisë A.

 

Kampionët në fuqi fituan ne menyre dramatike ne minutat shtese aty ku edhe ndodhi gjithcka,pasi u realizuan 3 nga kater golat e takimit.

 

Në fraksionin e parë Milan pati te pakten 3 raste flagrante per te shenuar por Leao dhe Salemakers nuk shenuan dot.

 

Jo vetem kaq por kuqezinjte u tronditen nga demtimet e dy futbollisteve, Calabria dhe Salemakers.

 

Pjesa e dyte pati nje tjeter pamje, edhe per merite te vendasve te cilet guxuan me shume.

 

Nedim Bajrami i futur ne fushe si zevendesues humbi nje rast te arte perballe portierit Tatarusanu.

 

Dhe sikurse ndodh rendom, ne krahun tjeter Empoli e peson nga Milani ne nje aksion te minutes se 79 me protagonist Leaon dhe Rebic. I pari asiston, i dyti realizon.

 

Por, atëherë kur mendohej se po mbaronte çdo gjë, Empoli  barazoi në minutën e 92 permes nje goli spektakolar te futbollistit te kombetares tone Nedim Bajrami.

 

Por gëzimi zgjati fare pak, pasi kuqezinjtë arritën të shënonin dhe golin e dytë me Toure.

 

Ne sekondat e mbetura patri kohe edhe per nje gol spektakolar te Leao.

 

Ndërkohë në sfidën e luajtur më herët, Interi u mund nga Roma. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me Di Marco, por Dybala barazoi dhe më pas Smalling i dha fitoren skuadrës së Murinjos.

 

Shqiptari Kristian Asllani luajti 77 minuta dhe ishte shumë pranë golit, në një ndeshje ku dha gjithçka. Kjo humbje rëndoi shumë për stolin e Inzagit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *